“Çmenduritë” e Fjollës me shampanjë nuk ndalen: Hala s’paska ardhë uji Kosovë

Këngëtarja Fjolla Morina e ka gjetur një mënyrë për të treguar se bën jetë luksoze.

ShowBiz

21/01/2018 12:07

Gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar në medie lajmi se si këngëtarja e përdorte shampanjën për të larë duart me të, shkruan lajmi.net.

Ajo kishte organizuar një ndejë private, në të cilë tavolina me shampanjë të binte në sy, por gjithsesi edhe ajo se çfarë bënte Fjolla me të.

Këtë gjë, këngëtarja e ka përsëritur sërish, në Insta-Story ajo ka postuar disa video në të cilat shihet bashkë me një person teksa ‘shpërlanin’ duart me shampanjë dhe atë duke vënë edhe orën luksoze të lahej e tëra në të.

“Hala spaska ardh uji kosove”, është mbishkrimi që ajo me ironi e bëri mbi atë video.  /Lajmi.net/