Clinton: Masakra e Orlandos një akt i dënueshëm

Një amerikan i dyshuar për lidhje me xhihadistët i cili ishte bërë objekt i hetimeve të FBI-së, ka kryer një ditë më parë masakrën më të egër në historinë e SHBA-së, me së paku 50 të vdekur në një klub nate gay në Florida.

Bota

13/06/2016 16:06

 

Agresori i qytetit të Orlandos, i cili u vra nga policia u identifikua nga FBI-ja me emrin Omar Seddique Mateen(29) një shtetas amerikan me origjinë afgane .

Policia federale po heton për “terrorizëm”, me dyshimin për përkrahje të grupit të Shtetit Islamik në një telefonatë të kryer në shërbimin e urgjencës 911 disa minuta para masakrës.

Një prej të mbijetuarve të sulmit më të egër “terrorist” më 11 shtator në vitin 2001 në SHBA, tregoi për shtypin përjetimin e skenave të kaosit dhe horrorit.

Kandidatja demokratja Hillary Clinton dënoi këtë akt tragjik, ndërsa ka shtyrë një takim elektoral parashikuar për ditën e nesërme me presidentin aktual Barack Obama.