Çka bëri e çka s’bëri EULEX-i për 8 vjet (VIDEO)

Erdhi në Kosovë në vitin 2008, me ftesë të institucioneve vendore me objektiva e qëllime të mëdha, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë.

Lajme

14/06/2016 21:42

Synim kishte raste e mëdha. Iu vu emri edhe si ndjekës i “peshqve të mëdhenjtë”. Tash, kur EULEX ka mbushur tetë vjet në Kosovë ka nxjerrë jo më pak se 620 aktgjykime.

Prej tyre 460 në rastet penale, përfshirë korrupsionin, krimin e organizuar, pastrimin e parave, krimet e luftës dhe trafikimin e qenieve njerëzore dhe 146 aktgjykime në rastet civile.

Në këto aktgjykime janë përfshirë ish-gjyqtarët, policët, deputetët e Kuvendit, prokurorët dhe zyrtarët e nivelit të lartë.

Në të dhënat për punën tetë vjeçare që EULEX-i ia ka përcjellë televizionit,  ky mision del se i ka hetuar apo ka ngritur aktakuza në 250 raste të krimeve të luftës.

Kjo është arsyeja kryesor pse EULEX, duhet të qëndrojë në Kosovë, vlerësojnë njohës të rrethanave të drejtësisë në vend dhe avokatë që janë marrë më lëndët e hetuara e gjykuara nga EULEX-i.

EULEX, duhet të qëndrojë në Kosovë, vlerësojnë njohës të rrethanave të drejtësisë në vend dhe avokatë që janë marrë më lëndët e hetuara e gjykuara nga EULEX.

Madje, ata shprehen se ky mision me mandatin e ri duhet të merret me raste të reja./TribunaChannel

YouTube player