Cilat janë femrat shqiptare më të pushtetshme në biznes? – Lajmi.net
Cilat janë femrat shqiptare më të pushtetshme në biznes?
Autori: Lajmi.net EkonomiLajmeRajoni 18:03, 4 November 2017
Në Shqipëri nuk mungojnë femrat sipërmarrëse. Të vetme apo me ndihmë, ato mbajnë në këmbë subjekte të ndryshme dhe qarkullojnë miliona.

Revista “Monitor” ka hartuar një listë me femrat shqiptare më të pushtetshme të biznesit. Ja kush është renditja e 5 të parave:

Anisa Skëndaj – Sipërmarrësja më e madhe në vend, sipas qarkullimit vjetor, është për të tretin vit radhazi Anisa Skëndaj. Kompania Info Telecom, ku ajo ka 60% të aksioneve, ka aktivitet si ndërmjetësuese në fushën e telekomunikacionit.

Vilma Nushi – Kompania Marketing & Distribution (M&D), ku ajo ka 100% të aksioneve, është krijuar në vitin 1997 dhe është një prej distributorëve më të mëdhenj në vend.

Femrat e familjes Hoxha – Prej vitesh, femrat e familjes Hoxha (Vjollca, Lorela, Sara, Redia) po menaxhojnë bizneset në fushën e televizionit, radios dhe përpunimit të kafesë. DIGITALB, platforma më e madhe televizive, ku ato kanë rreth 41% të aksioneve, është biznesi më i madh i familjes. Në Top Channel, Valtelina (përpunim i kafesë) dhe VGA (botim e prodhim reklamash), pronësia është 100% e familjes.

Merita Sheqi – Merita Sheqi është sipërmarrëse e kompanisë farmaceutike Rejsi Farma. Në vitin 2014, ajo ka krijuar dhe sipërmarrjen R&S FARMA.

Donike Gega – Donike Gega zotëron 100% të aksioneve të GEGA CENTER GKG, kompani e cila është krijuar në vitin 2006 dhe si aktivitet ka “Tregtimin me pakicë të karburanteve e lubrifikanteve, pikë gazi e transport i tij”. Ajo është bërë aksionere e kompanisë që prej fillimit të vitit 2012.

Fjalët kyçe: Femrat, Me te pasura, Shqipëri

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Urban Basketball
  • Play Bike Rivals
  • Play Bow Master