E çuditshme: Qytetarja ndalon policinë dhe i tërhjek vërejtjen për tejkalim shpejtësie (Foto/Video)

Momenti i çuditshëm në Miami kur një shofere ndal makinën e policisë për tejkalim shpejtësie.

Bota

01/02/2016 10:44

Një qytetare në Miami vendos të përndjekë një makinë policie që kishte tejkaluar shpejtësinë.

Claudia Castillo vërejti këtë makinë policie që po voziste në një shpejtësi të tepruar në trafik dhe vendosi edhe ta xhirojë këtë përndjekje. Duke filmuar nga makina e saj, ajo nxorri tri video, dy nga përndjekja e makinës së policisë dhe një duke u përballur me policin pasi e kishte ndaluar, transmeton lajmi.net.

‘Për ta përndjekur atë, më duhet ta rrisë edhe unë shpejtësinë dhe gjithçka tjetër, për ta parë atë që është duke vozitur në 100km në orë ndërsa unë jam në 80,’ tha Claudia përderisa është në përndjekje.

Gjithashtu në video Claudia thotë se në momentin kur ishte afër makinës së policisë ajo e lajmëron me drita dhe i bie borisë për ta ndaluar.

Përfundimisht kur ajo arrin ta ndalë, policia ishte në mendje që qytetarja kishte ndonjë rast emergjence dhe del nga makina.

Oficeri afrohet tek dritarja e saj dhe ndërkohë Claudia fillon leksionet e saj për shpejtësinë e tejkaluar.

“Arsyeja që sot unë ju ndalova, dhe ju kërkova të vini afër dhe të bisedojmë është sepse ju pashë që nga rruga Miller ju filluat të rrisni shpejtësinë në 90” Claudia i thotë policisë, raporton lajmi.net.

“Vërtetë?’ Në rregull” ia kthen ai.

“Ju rritët shpejtësinë në 90km dhe unë ju pashë sepse ju më tejkaluat edhe mua. Në të vërtetë më tejkaluat me aq shpejtësi saqë më dukej sikur makina ime nuk po lëvizte fare” ajo vazhdon ta qortojë policin.

Ajo fillon t’i sqarojë mënyrën e përndjekjes dhe i thotë:” Isha prapa jush dhe po thithja pluhurin nga makina juaj, dhe me të vërtetë dua të dijë arsyen e emergjencës tuaj?”

Ai mohon veprimin e tij se gjoja kishte tejkaluar shpejtësinë dhe i tregon që thjeshtë është rrugës së tij për në punë.


Ai i thotë se e kishte parë duke i bërë shenja me drita dhe ndaloi duke menduar që ajo ka ndonjë emergjencë, dhe kjo është arsyeja pse u ndal.

“Jo, cdo gjë është në rregull. Është thjesht shpejtësia juaj” ia kthen ajo.

Polici nuk pranon t’ia jap emrin e tij ose ndonjë të dhënë personale, mirëpo ajo vazhdon me leksionet e saj duke i’a bërë me dije që jeni një udhëheqës në këtë vend.

 

Ajo vazhdon t’i thotë se kam parë edhe makina tjera policie duke tejkaluar shpejtësinë njësoj si ju. Mirëpo oficeri nuk e merrë shumë parasysh dhe i kërkon që ta vazhdojë rrugën e saj me kujdes./lajmi.net.