Çifti i njohur me set fotografik, historia e tyre e veçantë (Foto/Video)

Ata u fejuan Nëntorin e kaluar pas 6 vite bashkëjetesë.

ShowBiz

15/03/2017 11:42

Dhe tani Pixie Lott dhe i fejuari Oliver Cheshire janë fotografuar sëbashku në një set të veçantë fotosh për “Paper magazine”.

Princesha e popit shihet në një vaskë ku i dashuri i saj model është pothuajse nudo dhe  njëra këmbë i qëndron jashtë e tjetra brenda.

Në një tjetër foto ku duken të “ndarë” në shtrat, Pixie është e veshur me një fustan të tejdukshëm nga Balmain. Në vend që femrat të dalin nudo ky çift ka vendosur të jetë ndryshe nga gjithë të tjerët.

Në një intervistë për “Paper magazine” këngëtarja tregoi për sekretet për sa i përket mardhënies të suksesshmë me Oliver, i cili është futur në “Select Model Menagment”.

Ajo u shpreh: Kur ne qëndronim larg njëri-tjetrit në flisnim pothuasjse çdo sekond që mundeshim – WhatsApp është dhuratë nga zoti- por kur unë shkoja në udhëtime gjithmonë e pyesja nëse ishe i lirë e donte të më shoqëronte”

Pixie gjithashtu shtoj: “Ai është shoku im i ngushtë, dhe gjëja më fantastike janë kujtimet që kemi ndarë. Ne jemi lidhur që kur unë kam qënë 19 tani jam 26. Jemi bërë si mish e thua”.

Këngëtarja është ndjerë pa fjalë dhe shumë e emocionuar kur Oliver u ul në gjunjë në mes të kishës katedrale “St Paul” në Nëntor.

Ajo deklaroi për “MailOnline: “Unë vetëm shpërtheva në lot (kur ndodhi). Isha shumë e lodhur, sapo isha kthyer nga LA dhe mbrëmjen e kaluar po festonim në një dasëm”.

“Nuk kisha vënë gjumë në sy, kështu që lotët filluan të më dilnin, për herë të para u ndjeva pa fjalë!”

Pixie dhe Oliver kanë planifikuar të martohen në 2018, sëpse këtë vit axhenda e saj është tepër e zënë.

“Nëse nuk do të kemë kohë këtë vit, nëse koha më ndalon, patjetër që në vitin 2018 do të martohemi”