Çfarë po ndodh? Takimi i Mogherinit me Nikoliqin dhe Vuçiqin po zgjatë shumë
Pas takimit me delegacionin e Kosovës, përfaqsuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini është takuar me presidentin serb Tomislav Nikoliq dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiq.
Lajme
(I plotësuar/22:05 h) – Takimi i Mogherinit me Nikoliqin dhe Vuçiqit ka hyrë në orën e dytë.
Pasi takoi presidentin dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, ka më shumë se një orë e gjysmë që po bisedon ndaras me krerët e shtetit serb.
Për dallim nga takimi i 24 janarit, ku gjithçka kishte përfunduar brenda një ore dhe takimi i përbashkët i dy palëve kishte nisur para orës 21, sonte gjërat duket me ndryshe, shkuan lajmi.net.
Zgjatet takimi i Mogherinit me Nikoliqin dhe Vuçiqin, me Thaçin dhe Mustafën e kishte shkurt
(I plotësuar) – Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Mogherini ka gati një orë që është future në takim me krerët e Serbisë, presidentin Nikoliq dhe kryeministrin Vuçiq.
Për dallim nga takimi me kryeministrin Mustafa dhe presidentin Thaçi, ku takimi nuk zgjatë më shumë se 20 minuta, takimi me krerët e shtetit serb duket më i ‘zorshëm’, shkruan lajmi.net.
Pasi takoi Thaçin dhe Mustafën, Mogherini nis takimin me Nikoliqin dhe Vuçiqin
Pas këtyre takimeve pritet diskutim i përbashkët në nivel presidentësh dhe kryeministrash, transmeton lajmi.net.