Çfarë ndikon në jetëgjatësinë e një lidhje dashurie

Sipas një hulumtimi të fundit për çiftet me lidhje jetëgjatë, më të lumturit janë ata që komunikojnë dhe bëjnë seks më shpesh.

Lifestyle

24/02/2016 04:09

Ky hulumtim që është publikuar në The Journal of Sex Research, ka përfëshirë 40 çifte të martuar ose çifte që janë në lidhje që një kohë të gjatë.

Shumica e të anketuarëve kanë thënë se kanë qenë shumë të kënaqur me seksin që në gjashtë muajt e parë të lidhjes së tyre, transmeton Klan Kosova.

79 përqind e burrave dhe 81 përqind e grave kanë thënë se bëjnë seks së paku njëherë në javë.

Por ajo që është vënë si një prej pikave kryesore të një lidhje të fortë është komunikimi.

Shumica e çifteve kanë thënë se arsyeja pse lidhja e tyre është e fortë dhe ka mbijetuar është pikërisht komunikimi.

Profesori Jacque Gabb ka thënë për The Independent, se në zgjatjen e dashurisë në mes të një çifti ndikon qoftë komunikimi verbal ashtu edhe ai jo verbal.