Çfarë është zemra dhe si punon?

Zemra është një prej organeve më të rëndësishme të trupit.

Lifestyle

21/03/2018 18:57

Në thelb, zemra është një muskul (pak më e madhe se grushti).
Pompon 72 herë në minut.

Zemra është e ndarë në katër dhoma: dy në anën e djathtë dhe dy në të majtën

Përbëhet prej dy pjesëve: Pjesës së djathtë, e cila e lëviz gjakun në drejtim të mushkërive.
Pjesës së majtë e cila e lëvitë gjakun në drejtim të pjesëve të tjera të trupit.

Zemra punon si një pompë, lëviz gjakun në trupin tonë për të ushqyer çdo qelizë.
Ka dy barkushe dhe dy valvula.

Barkushja e majtë (ventrikuli i majtë) pompon gjak në qarkullimin sistemik, ku presioni është rreth 80-120 mmHg, kurse barkushja e majtë pompon në qarkullimin mushkëror, ku presioni është rreth 8-25 mm Hg.

Qëllimi i zemrës është që të pompojë gjak në organet dhe në indet e trupit që kanë nevojë për oksigjen dhe ushqyes. /Lajmi.net/