Çfarë është çanta e zezë që Putin e kishte me vete në Serbi?

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka realizuar sot vizitën e tij në Beograd.

Lajme

17/01/2019 17:28

Kjo vizitë e tij është përcjellur me vëmendje të madhe nga mediat serbe dhe gjithashtu janë zbuluar edhe detaje interesante, transmeton lajmi.net.

Një nga këto detaje është një truprojë e tij i cili në dorë mbanë një çantë të zezë dhe në asnjë moment nuk është larguar nga presidenti rus, Putin.

Çanta ndryshe njihet me emrin ‘Cheget’ dhe thuhet se është çantë sigurie por në të cilën gjendet edhe kontrolli i sistemit të armëve nukleare në Rusi.

‘Cheget’ është një mal i Kaukazit që përkthyer në gjuhën shqipe nënkupton ‘E zezë’.

Siç shkruajnë mediat serbe, këtë çantë ka të drejtë ta posedojë vetëm presidenti dhe aty gjendet një sistem i cili mundëson komunikimin e Putinit me selinë në të cilën gjendet armët bërthamore ruse. /Lajmi.net/