Çdo gjë gati për dasmën e vitit, këngëtari i njohur martohet zyrtarisht në muajin shkurt

Ata tashmë janë kurorëzuar, pasi ditë më parë vajza që ia ka rrëmbyer zemrën e ndryshoj mbiemrin, por dasma pritet të mbahet në muajin shkurt.

ShowBiz

16/01/2019 10:29

Këngëtari Justin Bieber dhe tashmë gruaja e tij Hailey e kanë pranuar se janë kurorëzuar dhe këtë e bën nëpërmjet rrjeteve sociale, transmeton lajmi.net.

Gjithçka ndodhi në momentin kur ajo tregoi se e ka ndryshuar mbiemrin dhe tashmë quhet Hailey Bieber.

Disa burime të afërta për çiftin thonë se ata janë gjithsesi duke planifikuar një dasmë gjigante me familjarët dhe miqtë e tyre. Çifti ka paralajmëruar të afërmit që të bëhen gati për datën 28 shkurt.

Pra një gjë është e sigurtë, Bieber dhe e dashura e tij janë totalisht të përkushtuar në përgatitjen e dasmës dhe nuk kanë faj sepse jemi vetem 6 javë larg datës së madhe.

Sipas burimeve të njëjta stili i dasmës tashmë është përcaktuar, kërcimtarët janë gjendur (sepse sigurisht do të ketë kërcimtare) dhe Dj- personal i Justin, Tay James nuk do të mungojë as në dasmën e tij./Lajmi.net/