Budallallëk apo trimëri? Peshkatari përkëdhel peshkaqenin (Video)

Një video e shkurtër ka pushtuar internetin, ku për disa persona është makth kurse për të tjerët akt trimërie.

Fun

29/03/2017 08:31

Në video mund të shihet një marinar i cili ledhaton në kokë peshkaqenin me dhëmbë gjigant dhe tejet të mprehtë, sikur të ishte ndonjë qenush i vogël.

Por edhe pse vazhdimisht i qëndronte pranë peshkaqenit me gojë të hapur, ai në një moment rrezikon të mbetet pa dorë kur ai mbyll gojën.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë pushtuar internetin në llogari të këtij burri trim.

“Kjo video është aq bizare sa që duket edhe e ëmbël. Peshkaqeni i shkretë dukej i frikësuar, por ky burrë ose është shumë trim ose i çmendur”, ishte një nga komentet e shumta. Telegrafi