Britania e shqetësuar për qytetarët e saj në Paris

Qeveria e Britanisë së Madhe beson se një numër i vogël i qytetarëve të saj, mund të jenë në mesin e viktimave në sulmet terroriste që ndodhën të premten mbrëma në Paris.

Bota

14/11/2015 21:28

“Ambasada jonë në Paris është duke punuar me autoritetet franceze për të mësuar më shumë dhe ne po ashtu kemi dërguar staf të shtuar për të asistuar në këtë punë”, ka thënë zëdhënësja e qeverisë, transmeton lajmi.net.

Rreth 400 persona kanë thirrur në Zyrën për Punë të Jashtme të Britanisë, për të shprehur shqetësimet e tyre lidhur me britanikët që jetojnë në Paris.

Flamuri i Britanisë së Madhe në ndërtesën e Qeverisë, tashmë është ulur në gjysmështizë dhe përkrahë tij qëndron flamuri tri-ngjyrësh i Francës.

Shumë buqeta me lule janë vendosur pranë ambasadës së Francës në Londër./lajmi.net