Brenda Shpirtit të Peter Gabriel

The Guardian pyet, Peter Gabriel përgjigjet. Në një intervistë të shkurtër, e cila zbulon atë që ndjen dhe mendon artisti i madh, thotë se fjala më e dashur për të është “PO”. Natyrisht, thotë edhe shumë fjalë të tjera të mëdha. Lexojeni më poshtë. Kur jeni më i lumtur? Kur jam i rrethuar nga familja…

ShowBiz

20/02/2014 11:56

The Guardian pyet, Peter Gabriel përgjigjet.

Në një intervistë të shkurtër, e cila zbulon atë që ndjen dhe mendon artisti i madh, thotë se fjala më e dashur për të është “PO”. Natyrisht, thotë edhe shumë fjalë të tjera të mëdha. Lexojeni më poshtë.

Kur jeni më i lumtur?

Kur jam i rrethuar nga familja ime.

Cila është frika juaj më e madhe?

Kur të zbulojmë pse numrat e çuditshëm quhen numra të çuditshëm.

Cili është momenti më i sikletshëm nëpër të cilin keni kaluar?

Unë kam pasur zakon që të këndoja një këngë i ulur në ndenjësen më të largët të skenës. Në disa raste, kjo gjë kërkonte që të lëvizja nga dera e skenës deri tek dera e përparme, në mënyrë që të kisha qasje për tek shkallët. Në një koncert në Gjermani, një roje e sigurisë nuk më lejonte që të hyja: ai dëgjonte teksa bendi po performonte dhe mendonte se unë isha duke u munduar që të gjeja mënyra që të futesha fshehurazi në skenë.

Duke lënë anash patundshmërinë, cila është gjëja më e shtrenjtë që ju keni blerë?

Një vit udhëtimi për mua, gruan time dhe dy djemtë e mi.

Cila do të dëshironit të ishte superfuqia juaj?

Fluturimi i lehtë, kudo dhe në çdo kohë.

Çka ju bën ju të palumtur?

T’i shoh atë që i dua të lënduar.

Kush do t’ju luante në filmin e jetës suaj?

King Kong.

Cili është shprehia juaj e fundit?

Kam vendosur që të mos kem shprehi.

Cila është aroma juaj e preferuar?

Aroma e kokës së foshnjes.

Cila është fjala juaj e preferuar?

“PO”.

Cili është libri juaj i preferuar?

Ai libër që ka fotografi në të.

Cili është veshja më elegante që do të zgjidhnit?

Veshja e Invisible Man.

A është më mirë të japësh apo të pranosh?

Unë jam për të dyja.

Cili është “mëkati”që të jep kënaqësi?

Kam qejf të luaj ngapak bixhoz.

Çfarë ose kush është dashuria më e madhe e jetës tuaj?

Meabh.

Dashuria për ty çfarë ndjenje ka?

Shumë të mirë. Duhet ta provoni.

A keni thënë ndonjëherë “Të Dua” dhe nuk e keni pasur përnjëmend?

Sigurisht që jo. Unë kurrë nuk kam gënjyer.

Kë do të ftonit në darkën e ndejës tuaj të ëndrrave?

Të gjithë liderët e Izraelit dhe të Palestinës, të gjithë të armatosur, dhe do mbushja vendin me fotografi të fëmijëve dhe nipërve të tyre, disa kujtime kyçe të zgjidhjes për të dy shtetet. Dhe të gjithë këtë darkë do e shoqëroja me një verë të mirë libaneze, nëse lejohet.

Cila është puna më e keqe që keni bërë ndonjëherë?

Pastrimi i jashtëqitjes në fermën time, sidomos kur lopata mbushej shumë me jashtëqitje, dhe ishte një gjë që nuk mund ta evitoje.

Nëse do të mund të përmirësoje diçka nga e kaluara, çfarë do të ndryshonit?

Asgjë. Gabimi kthehet në mësim.

Si relaksoheni?

Duke notuar, duke ndezur zjarrin e kampit dhe duke gatuar me fëmijët e mi, duke luajtur tenis dhe ping-pong.

Cili është momenti kur keni qenë më afër vdekjes se kurrë?

Dy raste në aeroplan: të dyja ishin shumë afër.

Cila është gjëja e vetme që do të mund të përmirësonte jetën tuaj?

Një ditë që do të zgjaste 48 orë, dhe mençuria të mos e mbushte atë.

 

Peter Gabriel – Here Comes The Flood