Brenda apartamentit modern të Adelina Tahirit në Vjenë

Adelina Tahiri kohën e fundit u zhvendos për të jetuar në Vjenë.

ShowBiz

15/12/2018 10:36

Adelina Tahiri bashkë me bashkëshortin e saj, Serjozha Markov dhe djalin, Jon, po shijojnë qëndrimin në Austri, shkruan lajmi.net.

Përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka zbuluar se si duket nga brenda shtëpia ku po jeton.

Apartamenti i saj është modern, ndërsa nga këndi që ajo ka fotografuar, shihet se mbizotëron e bardha.

Sa i përket jetës profesionale, këngëtarja prej kohësh nuk është aktive me projekte të reja muzikore. /Lajmi.net/