Bombica (Receta)

Receta më e lehtë dhe më e shpejtë.

Lifestyle

23/04/2016 06:00

Për 35-40 bombica nevojiten:

700gr biskota të bluara
500ml qumësht
250gr margarinë (gjalpë)
5 lugë gjelle kakao
200gr kokos
5 lugë gjelle sheqer

Përgatitja:

Së pari biskotat i vëmë në një enë të thellë dhe pastaj i hedhim 5 lugë kakao dhe 5 lugë sheqer e i përziejm. Pastaj margarinën e shkriejm së bashku me 500ml qumësht dhe këtë masë e vendosim mbi biskotat e bluara e pastaj i përziejm deri sa të bashkohet masa (sipas dëshirës masës mund t’i hedhim edhe arra të bluara). Në fund i marrim biskotat i bëjmë në formë të rrumbullakët dhe i lyejm me kokos nga të gjitha anët një nga një. Vendosen në tepsi dhe lihen për 1 ose 2 orë që të forcohen pak./kuzhinashqiptare