“Bombë” nga Italia, Vidal kthehet në Serie A (FOTO)

Arturo Vidal mund të kthehet në Serie A.

Merkato

11/11/2016 08:34

Mesfushori i Bayern Munichut, Arturo Vidal dëshiron të largohet nga Gjermania dhe kthehet në Serie A, sipas portalit italian “Calciomercato.it”.

Reprezentuesi kilian kaloi katër sezone të suksesshme në Juventus para transferimit në Bayern Munich më 2015 për 40 milionë euro, duke u bërë një prej futbollistëve kryesorë tek gjiganti bavarez, përcjell “Lajmi.net”.

Vidal herë pas here ka përfunduar në bankën e rezervistëve të Bayern Munichut pas ardhjes së Carlo Ancelottit.

Mirëpo, ai ka biseduar me mbrojtësin e Juventusit, Patrice Evra, nga i cili ka kërkuar që t’i njoftojë krerët e klubit për gatishmërinë e tij të kthehet në Torino.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.