Bomba e radhës tregon për ndikimin e politikës serbe në Maqedoni

Pas vrasjeve të dyshimta në Maqedoni dhe skenarit famëkeq të Kumanovës i cili kishte për qëllim që ti paraqesë shqiptarët si element destruktiv në rajon para faktorit ndërkombëtar, nga 'bomba' e fundit e Zaevit doli në shesh e vërteta për të cilin vite me radhë flisnin shqiptarët, njofton Zhurnal.

Lajme

15/05/2015 18:31

Në publikimin e fundit të përgjimeve të bërë nga kreu i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, faktohet një skandal i ri, ku përfshihet shefi i Kabinetit të kryeministrit Nikola Gruevski, Martin Protuger në një bisedë telefonike me ish ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Protuger, në këtë bisedë telefonike duket i nervozuar tej mase dhe madje ishte shprehur se do ta vriste me pistoletë kryeredaktorin e Televizionit ‘Sitel’, Dragan Pavlloviq –Llatas.

Sipas kësaj bisede Protuger është i bindur se Llatas punon për shërbimet sekrete serbe dhe realizon agjendën serbe në Maqedoni.

Protuger madje del nga fjalori diplomatik duke thënë shkurt: “Këtë Llatasin unë do ta vras. Nëse ka vdekur ta dini se është prej meje. Punon për agjenda serbe”, thotë Protuger në bisedën telefonike me ish ministren Jankullovska, raporton Zhurnal.

Këto fjalë të Protugerit dëshmojnë se edhe Kabineti i Gruevskit është në dijeni se gazetari kontrovers serb Llatas punon për agjendën serbe.

Ndryshe, gazetari Llatas është një ndër gazetarët më të afërt të Gruevskit, i cili në vazhdimësi mbjell urrejtje ndaj shqiptarëve dhe sulmon vlerat amerikane dhe evropiane në Maqedoni.