Biznesmeni Kelmendi, kritikon sistemin arsimor

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës dhe biznesmeni, Ramiz Kelmendi, në vazhdën e shembujve, kritikave dhe fakteve në mbështetje të zhvillimit ekonomik, ka parashtruar shqetësimin e tij ndaj sistemit të arsimit kosovar.

Lajme

29/05/2016 18:17

Ai ka paraqitur rastet në këtë sferë të cilat sipas tij, drejtpërdrejt po ndikojnë në kualitetin arsimor e cili duhej të rezultonte edhe me hapje dhe mundësi vendesh pune, për rininë e shkolluar.

Sipas Kelmendit, sistemi arsimor lë shumë për të dëshiruar.

Ja opinioni i plotë i Kelmendit:

Çdo vit nga shkollat e mesme nxjerrim rreth 36 mijë nxënës, të cilët ishte dashur të jenë të përgatitur për të mbështetur kërkesat e tregut, si për nga numri ashtu edhe për nga cilësia. Shtrohet pyetja, këta nxënës, a janë duke dalur nga këto institucione shkollore me njohuri të mjaftueshme ? Sipas sondazheve dhe testeve të pjekurisë, fatkeqësisht, Jo. Pordhe a ka kushte konsekuenca nga këto gjerë më tani, fatkeqësisht, Jo. Nga kjo rezulton se ishte dashtë që rezultatet e testeve tëpjekurisë të jenë edhe rezultate të testimit te mësimdhënësve sipas lëndëve tëcaktuara dhe ata të cilët kanë rezultate të ulëta, të bashkëbisedohet me ta dhe të kërkohet për rritjen e standardit të shpjegimit dhe notimit për nxënës.

Tregu i Kosovës ka rreth 320 mijë vende aktive pune, nga të cilat 82 mijë janënë sektorin publik dhe ky sektorë është i përmbushur përveç nëse zbrasenvendet duke shkuar punonjësit në pension dhe duke ndërruar jetë. Sektori privat në anën tjetër ka 240 mijë të regjistruar të punësuar. Sipas rregullave apo standardeve vetëm 2.3 përqind e të punësuarve mundë të zëvendësohen me shkuarje në pension që në këtë rast rezultojnë me 7 mijë deri në 9 mijë vende pune. Atëherë,ku po mbeten 30 mijë nxënës ? Dihet hiperproduksioni.Pra duhet të shkojnë në studime sa për të vazhduar shpresën e punësimit më të lehtë apo prolongimin e kohës.

Sipas standardeve për çdo veprimtari ekonomike nevojiten 60-70 % e qytetarëve me shkollim të mesëm profesional, 20 % me përgatitje të lartë bachelordhe 10 % me përgatitje të tjera më të larta. Në tregun tonë diku rreth 80 % vazhdojnë shkollimin e lartë me qellim për një punë më të lehtë por me një realitet të hidhur të hiperproduksi onit me këto përgatitje, sepse sot edhe kamerieri, sektoristi dhe shumë veprimtari të cilat kanë nevojë, me shkolla profesionale janëtë mbuluara me arsim-shkolla të larta. Në këtë rast-shembull, pëson edhe veprimtaria (puna) edhe punëdhënësi por edhe i punësuari.

Pse të gjithë këta studentë vazhdojnë, sepse për të ju gjetur vende pune, 36 mijë shkollarëve nevojiten një milion vende pune, e me këtë rast do kishim pasurplanifikim të qartë së çfarë lëmishë dhe çfarë niveli shkollimi do nevojiteshin për tëmbështetur punëtorët të cilët shkojnë në pension dhe vdesin para kohe.

Me këtë numër të të punësuarve do kishte kaluar dhe do ishte rregulluarkoficienti i studimit dhe nevojave për studim. Meqenëse nuk kanë vende për tu punësuar këta breza atëherë, këta shkollarë shkojnë dhe përfundojnë studimet,për të cilat po themi se nuk janë në cilësi dhe profile për nevojat e tregut. Rekomandim i kësaj, po të ish in këto studime të avancuara në cilësi atëherë ky numër do ishte përgjysmuar më shpjet dhe shumica do kishin mbetur me shkolla tëmesme dhe do ishin orientuar në shkolla profesionale. Sipas standardeve, nëse një Idiplomuar nuk punësohet në profesionin e vet, për dyfishin e studimit, mirret se nuk ka përfunduar fare studimet, dhe kjo na bënë që të ndezim kodin e kuq për ato drejtime, të cilat rezultojnë të hiperboulizuara në mënyrë qëpër zhvillim ekonomik të arrihet punësimi sa më i lartë. E mbyllë, duke e rikujtuar edhe njëherë se36 mijë të punësuar, numër që do zëvendësonin në sistem, punonjësit që pensionohen ose dhe ndahen nga jeta parakohe, mbulojnë me kualitet tregun e punës, në se do e kishim prej menjë milion të punësuar.