Bisedë me Fule

Gjatë një bisede telefonike në mes të Ministrit Enver Hoxhaj dhe Stefan Fule, ky i fundit ka rikonfirmuar mbështetjen e Komisionit Europian për Kosovën. Fule përgëzon progresin e Kosovës.

Lajme

05/12/2013 15:43

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Komisionarin Europian për Zgjerim Stefan Fule.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen që Komisioneri Fule po i jep Kosovës, veçmas pas hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Hoxhaj ka folur për rëndësinë që ka për shtetin e Kosovës avancimi në proceset integruese europaine, të cilat sipas Ministrit Hoxhaj janë hapa shumë të rëndësishëm për ndërtimin e Kosovës evropiane dhe për reformimin e vendit.

Ndërkaq, Komisioneri Europian për Zgjerim, Stefan Fule ka vlerësuar progresin e arritur në Kosovë. Ai gjithashtu ka rikonfirmuar mbështetjen e Komisionit Europian për Kosovën, në rrugën e saj drejt integrimit europian.