Bieber i gjuajti komshinjtë me vezë?

Justin Bieber e ka goditur me vezë shtëpinë e komshinjve, nga shtëpia e tij, të enjten mbrëma, ndërsa komshinjtë e kanë lajmëruar policinë, e cila ka arritur në vendin e ngjarjes derisa vezët ishin ende duke fluturuar në ‘cakun’ e njëjtë. TMZ ka folur me komshiun, i cili thotë se ka dëgjuar diçka duke kërcitur…

ShowBiz

10/01/2014 14:00

Justin Bieber e ka goditur me vezë shtëpinë e komshinjve, nga shtëpia e tij, të enjten mbrëma, ndërsa komshinjtë e kanë lajmëruar policinë, e cila ka arritur në vendin e ngjarjes derisa vezët ishin ende duke fluturuar në ‘cakun’ e njëjtë.

TMZ ka folur me komshiun, i cili thotë se ka dëgjuar diçka duke kërcitur në shtëpinë e tij në Calabasas rreth orës 7:30 pasdite, ndërsa ka shkuar në katin e dytë në ballkon, duke e parë këngëtarin e ri kanadez duke i hedhur vezët në drejtim të derës së shtëpisë së tij.

“Çka dreqi je duke bërë”, i ka thënë komshiu, 19 vjeçarit, i cili e pati një vit të mbushur me eksese më 2013. Justin dhe komshiu, të cilët edhe në të kaluarën kishin telashe me njëri tjetrin, patën disa shkëmbime fyerjesh.

Ndërsa, ‘JB’ vazhdoi t’i gjuante edhe disa vezë në drejtim të shtëpisë së ‘viktimës’, ndërsa më pas u kthye në shtëpi. Thuhet se ai i gjuajti së paku 20 vezë. Me siguri, Bieber do të gjobitet për këtë gjest të pahijshëm.