Beyonce po pret fëmijën e katërt? Nxit thashethemet me këtë paraqitje

Beyonce ishte veshur me një fustan të gjatë derisa po qëndronte me Jay Z në Kanë.

ShowBiz

13/07/2018 23:46

Fansat e 36 vjeçares kanë supozuar se ajo mund të jetë shtatzënë duke pritur fëmijën e katërt, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Beyonce dukej mahnitëse derisa ishte nisur për të drekuar bashkë me bashkëshortin Jay Z në Kanë, të martën.

Fustani shumëngjyrësh i saj, kishte shtuar spekulimet se ajo mund të jetë duke pritur fëmijën e katërt.

Çifti, të cilët janë duket përfunduar turneun e tyre evropian, dukeshin për mrekulli derisa shëtisnin dorë për dorë.

Ajo kishte lëshuar flokët kaçurrele, ndërsa po shoqëroheshin edhe nga vajza e madhe, Blue Ivy.

Beyonce dhe Jay Z janë gjithashtu prindër të binjakëve njëvjeçar, Rumi dhe Sir. /Lajmi.net/