Besa promovon Shqipërinë me ‘Summer Chronicles’ (Foto)

Besa Kokëdhima dhe Eugonio Qose janë bërë bashkë për të promovuar bukuritë e Shqipërisë.

ShowBiz

13/07/2015 10:31

Një tjetër bashkëpunim i suksesshëm do të vijë, mes këngëtares së mirënjohur Besa Kokëdhima dhe fotografit Eugenio Qose, kësaj here për të promovuar turizmin në Shqipëri.

Ditët e nxehta të verës dhe bregdeti i bukur shqiptar janë zgjedhur nga Besa për të nisur setin e ri të quajtur “Summer Chronicles”, sigurisht me qëllim promovimin e tij.

Edhe pse nuk është finalizuar ky projekt, Besa ka ndarë për fansat e saj në rrjetin social “Facebook”, dy fotot e para dhe një video, që janë realizuar me një nga fotografët më profesionalë në Evropë dhe më gjerë.

Në fotot dhe videon e publikuar Besa duket mjaft elegante dhe me një look të veçantë. Fotot kanë ngjallur kuriozitetin e fansave të saj, të cilët e komplimentojnë dhe i urojnë suksese./BotaSot

11701085_10153563887525649_715156832263947130_n besa2  besa1