Beqaj njoftohet me përfaqësuesin e ri të FMN-së

Ministri në detyrë i Financave, Besim Beqaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e ri të FMN-së, Frank Lajkwik, përfaqësues rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë, i cili nga shtatori i këtij viti do ta zëvendësoj përfaqësuesin aktual të FMN-së, Jose Sulemane.

Lajme

04/08/2014 16:01

Ministri Beqaj gjatë takimit e falënderoi Sulemane për punën, kontributin, si dhe për bashkëpunimin e tij të ngushtë me institucionet e Kosovës.

Ai po ashtu i uroi mirëseardhje dhe detyrën përfaqësuesit të ri të FMN-së, Frank Lajkwik në Kosovë, i bindur se bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet FMN-së dhe Kosovës do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Gjatë takimit ministri Beqaj e njoftoi Lajkëik për zhvillimet e fundit rreth buxhetit të Republikës së Kosovës, për përkushtimin e Qeverisë në zbatimin e rregullës fiskale në përgjithësi si dhe rreth stabilitetit makro fiskal.