A i bën punët e shtëpisë Remzie Osmani?

Ajo është këngëtare dhe bënë jetë të mirë.

ShowBiz

24/05/2016 23:55

Zakonisht këndon natën në mbrëmje muzikore, dasma e ahengje dhe ditën duhet të flejë më shumë, shkruan “Kosovarja”.

Por, pavarësisht orarit dhe ritmit të ditës, që është më ndryshe se i grave të tjera, Remzia tregon se ajo i kryen të gjitha obligimet si zonjë e shtëpisë.

“Si gjithë nënat dhe unë, me punë shtëpie, angazhime rreth fëmijëve, familjes, gatuaj, pastroj, hekuros, bile me shumë qejf! Jetoj me burrin Halilin dhe dy fëmijët, djalin Hamzën dhe vajzën Riolën”, thotë Remzia.