Begolli: Janë sanuar të gjitha dëmet e shkaktuara nga stuhia

Gjatë ditës së sotme, kryeqyteti është përballur me erëra të forta dhe shi.

Lajme

11/09/2017 23:57

Si pasojë e stuhisë që goditi Prishtinën për pak minuta, dëmi më i madh iu bë Komunës së Re në Arbëri, pasi erërat e forta bën që kulmi të rrëzohej.

Drejtori i Komunës së Prishtinës, Gent Begolli, në një lidhje direkte në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova tha, se përveç kulmit që ka rënë nga Komuna e Re, dy rrugë të tjera në kryeqytet janë dëmtuar, dy vetura, dhe dy shtëpi.

“Për fat të mirë s’ka pasur të lindur në njerëz por vetëm disa dëme materiale por të cilat janë sanuar”.

“Kudo që ka problem do të riparohet me kohë dhe me mundësitë që ka komuna. Kemi ekipe dhe kompani të kontraktuara të cilat janë të gatshme për çdo ndihmë që duhet të jepet”, ka thënë tutje Begolli.