Befason deputeti i NISMA-s: Albin Kurti zëvëndës-kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme – Lajmi.net
Befason deputeti i NISMA-s: Albin Kurti zëvëndës-kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 18:25, 13 June 2017
I nominuari i Lëvizjes Vetëvendosjes për postin e kryeministrit, Albin Kurti ka ftuar subjektet politike të koalicioni LDK-AKR-Alternativa si dhe të gjithë ata deputetë të koalicioni PDK-AAK-Nisma që janë kundër vazhdimit të regjimit të vjetër, t’iu bashkohen atyre në tryezë për të diskutuar për Qeverisjen e re.

Po ashtu, Kurti ka thënë se një subjekt tjetër që mund t’i bashkohet këtij koalicioni është edhe partia Nisma për Kosovën.

E këtë ftesë të tyre, e ka komentuar kandidati për deputet nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha.

Në një prononcim për Indeksonline, ky i fundit thotë se mundësia për ta krijuar Qeverinë së pari e ka koalicioni PAN.

Megjithatë, në rast se një gjë e tillë nuk ndodh dhe i kalohet mundësia për krijimin e Qeverisë -Vetëvendosjes, atëherë Berisha thotë se Nisma duhet të ketë një përgjigje për kërkesën e Kurtit.

“Unë mendoj rrjedhimisht që thirrjen për ta bërë Qeverinë e bën subjekti i parë që ka dal në zgjedhje, jo i dyti. Nëse i pari nuk mund ta bëjë, atëherë i vije radha Albinit. Përndryshe, unë mendoj që sovrani radhitjen e forcave politike e ka bërë më ndryshe. Dëshira dhe mundësia janë dy gjëra të ndryshme dhe unë mendoj që në rast se s’mund ta bëjë forca që ka dal e para në zgjedhje, atëherë faktikisht duhet të kemi përgjigje edhe për kërkesën e Albin Kurtit, kur t’i vije rendi”, ka thënë Berisha duke potencuar se ky është një qëndrim i tij individual dhe jo i partisë Nisma për Kosovën.Përveç kësaj, Berisha mendon se Vetëvendosje duhet patjetër të jetë pjesë e Qeverisë, duke shtuar se ndryshe nuk mund të ketë një Qeveri të qëndrueshme.

“Qëndrimi im individual dhe si qytetar është se Vetëvendosje duhet të jetë pjesë e Qeverisë, Albin Kurti duhet të jetë zëvendës-kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashme. Vetëvendosje ta ketë Ministrinë e Drejtësisë, të Zhvillimit Ekonomik dhe do Ministri të tjera të përafërta me programin e tyre. Pra, duhet të kemi një Qeveri të qëndrueshme, çdo kalkulim tjetër e konsideroj se nuk mundet me pas Qeveri të qëndrueshme që i duhet Kosovës e cila ka shumë sfida. Ose, pas 45 ditëve të shkojmë në zgjedhje, nuk bëhet nami.”, ka shtuar ai.

Sidoqoftë, mbetet çështje diskutabile mundësia Kushtetuese që Vetëvendosjes, si subjekti i dytë i dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit, të mund ta formojë Qeverinë e re.

Sipas interpretimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese më 2014, rastin e parë për formimin e Qeverisë e fiton koalicioni apo partia politike që i fiton zgjedhjet. Kurse në rastin e dytë, shumëçka ka mbetur e pasqaruar.

Fjalët kyçe: NISMA, Zafir Berisha

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Urban Basketball
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bike Rivals