Bebe Rexha vjen e nxehtë në klipin e ri (VIDEO)

Këngëtarja Bebe Rexha brenda tri ditëve do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “I got you”.

ShowBiz

04/01/2017 08:22

Pak ditë para se ta publikojë të plotë këtë projekt në YouTube, këngëtarja shqiptare vendosi që të ndajë me fansat një nga skenat e klipit.

Ajo ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram disa imazhe, ku shihet se do të shfaqet mjaft seksi në klipin e këngës së re.

Edhe kësaj here ajo ia ka besuar gjithë produksionin e këngës vetvetes, duke depërtuar kështu në tregun amerikan si një nga kantautoret e reja më të fuqishme.