Bebe Rexha me dy këngë në Top 10 në iTunes

Shqiptarja Bebe Rexha po i vazhdon sukseset e njëpasnjëshme në tregun e muzikës së huaj.

ShowBiz

18/11/2017 09:46

Pas shumë angazhimeve në muzikë, Bebe Rexha është detyruar të ndalojë koncerte që kishte planifikuar t’i mbante për shkak të problemeve me zërin, shkruan lajmi.net.

Por, edhe pse ka deklaruar që nuk do të jetë e pranishme në koncerte deri në vitin 2018, këngëtarja po shijon suksesin e dy këngëve të fundit.

Përmes një postimi në Instagram, Bebe Rexha ka bërë të ditur që dy këngët e saj janë në Top 10 në iTunes dhe për këtë fakt padyshim që këngëtarja është shumë e lumtur pasi po i shpërblehet puna.

Kënga “Meant to Be” që e solli në bashkëpunim me Florida Georgia Line mban vendin e pestë, ndërsa kënga më e re  e saj, “Home”, në bashkëpunim me Machine Gun Kelly dhe X Ambassadors, gjendet në pozitën e 10. /Lajmi.net/