Beatrixi ka një lajm të hidhur për fansat (Foto)
Këngëtarja Beatrix Ramosaj tash e një kohë është e angazhuar në spektaklin ‘Fytyra jote në dikë më ngjanë’ (YFSF) dhe po cilësohet ndër konkurrentet favorite për vendin e parë.
ShowBiz
Meqenëse ka hyrë në këto ujëra, ajo dje kishte qenë në disponim të dëgjonte disa nga performancat e saj në këtë spektakël, por diçka shkoi keq, shkruan lajmi.net.
Asaj i janë fshirë performancat e bëra ndër javë në këtë spektakël, gjë për të cilën Beatrix nuk ka shpjegim.
“Isha në disponim të dëgjoja disa nga performancat e mija në “YFSF” dhe qëllojani çfarëëëë
Jane fshire” ka shkruar Beatrix në llogarinë e saj në Instagram
Kujtojmë se nata finale e “YFSF” mbahet nesër dhe konkurrentët po bëjnë përgatitjet për këtë natë. /Lajmi.net/