Beatrix Ramosaj: Nuk kam frikë të puthem në buzë me mikeshat e mia

Këngëtarja nga Shqipëria Beatrix Ramosaj po shijon suksesin e këngës që ka arritur me këngën "Dhoma 609".

ShowBiz

09/06/2015 13:00

Përveç kësaj kënge,me të cilën Beatrix Ramosaj u prezantua në Top Fest dhe pati shumë sukses, kohët e fundit ajo është komentuar shumë edhe për fotot e publikuara në Instagram duke u puthur në buzë me mikeshat e saj.

Në një prononcim për këtë, në gazetën “Panorama Plus”, Beatrix u jep një herë e mirë një përgjigje të gjithë komentuesve: “Nuk kam frikë të jem e lirë, unë jam femër e rritur.”