BE-ja është e mangët derisa të anëtarësohen të gjitha vendet e Ballkanit

Rajoni i Ballkanit është pjesë integrale e Evropës dhe Bashkimi Evropian duhet të fokusohet tërësisht në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka deklaruar shefi i diplomacisë austriake, Sebastian Kurz.

Lajme

30/06/2014 11:57

Në një intervistë për portalin “Ballkani Perëndimor Evropian”, Kurz ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është rruga më e sigurt për të përhapur paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Pa anëtarësimin e të gjitha vendeve (nga Ballkani Perëndimor) në Bashkimin Evropian, Unioni do të ishte i paplotë”, ka thënë Kurz në intervistën, e cila e plotë do të publikohet nesër, transmeton Koha.

Kurtz ka theksuar se një nga prioritetet kryesore për Austrinë është integrimi i vendeve nga Ballkani Perëndimor, për këtë arsye Vjena politikisht e mbështet zgjerimin e BE-së drejt rajonit.

Sipas tij, Austria është investitori më i madh i huaj në Ballkanin Perëndimor, duke parë në tërësi edhe rajoni është prioritet i Agjencisë austriake për bashkëpunim zhvillimor.

“Zgjerimi i BE drejt Ballkanit Perëndimor do të çojë në një situatë të ketë fituesit në të dy anët”, theksoi Kurz, duke shtuar se ai beson se me evrointegrim do të mbyllen të gjitha çështjet e hapura në Ballkan, si ajo e mosfunksionimit të institucioneve në Bosnje dhe Hercegovinë apo marrëdhëniet Serbi-Kosovë.