BE i kërkon Bullgarisë ta suspendojë projektin e gazit rus

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Antoine Colombani tha në një konference në Bruksel se BE-ja i ka kërkuar Bullgarisë që ta ndalojë punën në një projekt të tubacionit të gazit me kompaninë ruse “Gazprom”.

Lajme

03/06/2014 19:12

Kërkesa e BE-së është bërë pasi kjo e fundit ka vlerësuar se projekti nuk përshtatet me rregulloret e BE-së, raporton REL.

\”Ajo çfarë kemi bërë ne është dërgimi i një letre si njoftim formal, që është edhe hap në procedurat e shkeljes. Pra, ne formalisht kemi kërkuar informacion prej autoriteteve bullgare dhe derisa këto diskutime me autoritetet atje po ndodhin, dhe derisa arrihet përshtatja e plotë me ligjin e BE-së, ne gjithashtu kemi kërkuar prej tyre që ta suspendojnë projektin”, ka thënë Colombani.