BBC transmeton momentet e fundit të jetës së Simonit (Foto-Video)

Ky është momenti zemërthyes i 57 vjeçarit, i cili shihet duke buzëqeshur në prag të vdekjes në praninë e gruas së tij dhe familjes, në një klinikë zvicerane në Bazel, të cilët me kërkesën e Simonit dhe familjes së tij i ndihmuan që me medikamente t’i afrohet vdekja e tij.

Bota

11/02/2016 10:35

Në këto skena të transmetuara mbrëmë nga BBC, Simon Binner shfaq  mesazhin e tij të fundit prekës. Shikuesit kanë mbetur të shqetësuar nga pamjet emocionale të tij, që tregoi edhe për sëmundjen që kishte.

Ai shihet dukë dhënë lamtumirën e fundit me familjen e tij dhe miqtë, para se t’i japë fund jetës së tij. Shikuesit i kishin përshkruar këto skena si më të trishtuarat që kishin parë ndonjëherë, por megjithatë  gjatë pamjeve të fundit të vdekjes, BBC ndërpreu transmetimin sepse thuhet të ishin shumë prekëse, transmeton lajmi.net

BBC kishte planifikuar për të shfaqur pamjet e trupit të pajetë të Simonit në klinikën që i ndihmuan për vetëvrasje, mirëpo në minutat e fundit ata u detyruan të bëjnë ndryshime sepse dokumentari ishte shumë pikëllues.

Pas kësaj korporata ka vendosur për të shfaqur disa nga pamjet e kufomës së tij, si dhe skena të detajuara kur ai kishte përdorur medikamente për të shpejtuar vdekjen.

Shumë persona e vlerësuan trimërinë e Simonit dhe forcën e gruas së tij që e mbështeti atë deri në ditën e tij të fundit.

Këto janë disa nga komentet që u dhanë:

Adam Callinan tha: “Gjëja më emocionale që kam shikuar ndonjëherë. Ky dokumentar është fantastik “.

Sally Krasitje tha: “Ndoshta është gjëja më e trishtuar që kam parë ndonjëherë, u përmbyta në lot për Simonin dhe sidomos për gruan e tij, ishin shumë të guximshëm”.

Melanie Down:”Mu thye zemra. Qava si një ujëvarë. Burr i dashur dhe grua e mrekullueshme.

Michael Underwood:”Gruaja e Simonit më theu zemrën.  Një dokumentar fantastik.”

Ky dokumentar ndjeku vazhdimisht udhëtimin e Simon Binner’s, në diagnozën e tij me sëmundje të neuroneve.

Kamerat ndiqnin gëzimet e tij në muajt e fundit në gjirin familjarë, e gjithashtu shfaqën pasqyrën e jetës së tij thellësisht të shqetësuar për të që medoemos kishte vendosur për t’i jap fund jetës, transmeton lajmi.net

Këto janë fjalët e tij të fundit:

Përshëndetje Debbie, jam Simoni, unë të kam dashur shumë, shumë Debbie. Unë nuk ju kam merituar as ty, as fëmijët  Anën dhe Zoen. Fëmijët ishin shumë të rinj dhe kishin nevojë për mua, ndërsa unë gjithmonë ju kam sjell ters nga sëmundja ime.

“Por unë me të vërtetë të dua Debbie. Ne megjithatë kemi pasur një martesë me argëtime dhe të qeshura, ne ishim me të vërtetë familje e bekuar. Bekimi tjetër është se ne kemi pasur kohë për të folur për shumë gjëra këta muajt e fundit këtu. Ne e kemi thënë me të vërtetë çdo gjë që ka nevojë të thuhet. Keni qenë një grua me të vërtetë fantastike për mua Debbie dhe unë e di që ti më ke dashur dhe unë ju kam dashur juve. Gjithsesi, koha ime përfundoi këtu, të dua shumë Debbie. Lamtumirë.”

Në skena shumë traumatike, ai mund të shihet i veshur me një këmishë dhe i shtrirë në një krevat në klinikë duke mbajtur dorën e gruas së tij.

Në fund ai shihet duke përdorur medikamentet për ti dhënë fund jetës së tij, që thuhet të ishin pamje mjaft tronditëse.

Dokumentari, i cili kishte pasur edhe shumë kritika dhe u quajt “shumë shqetësues”, u mbështet nga gruaja e Simonit, e cili e vlerësoi duke thënë që sa herë ta shihte do t’i dukej sikur ai po ringjallet për të.”

Videoja është  parë edhe nga nëna e tij, Jean, e cila pa edhe një shkrim që ai shkroi për të para vdekjes së tij. Aty shkruhej: “Është e trishtueshme, por kjo është për të mirën time. Faleminderit që ke qenë nëna ime “.

Dokumentari përfundoi me funeralin e Simonit, në të cilën miku i tij Dr. Sandberg  shihet duke thënë: “Mendoj se mund të themi pa kundërshtime se kurr nuk do të njohim një njeri sikur ai”

Transmetimi i drejtpërdrejtë nga BBC, zgjati një orë e gjysmë dhe përfundon me një pamje prekëse të Simonit duke vallëzuar i lumtur me gruan e tij.

Thuhet se kjo nuk është hera e parë që BBC ka dhënë transmetim të një individi, si rasti i Simonit. /Lajmi.net

31112EBC00000578-3441131-image-m-13_1455139456307