Basha: Me 25 qershor nuk vendosi vota

Kreu i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka theksuar se do ta vijojë betejën për zgjedhje të lirë e të ndershme pas deformimit të votës së shqiptarëve në 25 qershor. Edhe përpara demokratëve të Vlorës, Sarandës, Himarës e Selenicës, ka theksuar se këto zgjedhje ashti si ato të vitit 1991 nuk ishin të lira e demokratike, por të diktuara nga paratë dhe krimit dhe drogës.

Lajme

13/07/2017 22:54

Sipas tij, njësoj si në vitin 1991, faktorët që vendosën nuk ishin votat dhe vullneti i shqiptarëve, “por tjetërsimi i këtij vullneti duke përdorur frikën, dëshpërimin dhe varfërinë e thelluar nga kjo qeveri”.

Por, rivali i tij i vetëm në garë, Eduart Selami, i cili vijoi turin e takimeve në jug të vendit tha se Basha nuk ngjalli shprese për të sjellë PD në pushtet, dhe se është i pabesueshëm për partnerët ndërkombëtarë.

“E kam quajtur një politike të gabuar të Bashës dhe aty u dëmtua mënyrën sesi e trajtojnë çështjen e marrëveshjes dhe futjes e tij ne përplasje me komunitetin ndërkombëtar dhe aleatët tonë strategjik”, ka shtuar Selami.