Basha i përgjigjet Ramës: Kryeprokurori duhet të vijë përmes Vettingut

Kreu i PD, Lulzim Basha ka thënë se kryeprokurori nuk mund të zgjidhet me një shumicë të thjeshtë dhe ai duhet të vijë përmes vettingut.

Lajme

07/12/2017 23:56

Duke folur për emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24, Lulzim Basha tha se vendi është në një krizë të thellë politike dhe opozita nuk do bëhet pjesë e lëmshit kushtetues.

Nuk ka asgjë personale. Në situatën aktuale janë 3 problem. I pari është procesi i anti- kushtetutshmërisë. I dyti është se është një proces politik, pra thotë se kemi votat vetë.

Dhe problemi ii tretë është se duan proces pa veting. Mazhoranca ka bërë lojërat dhe nuk asnjë shpresë për tu ulur me Ramën në këtë lëmsh kushtetues. Vendi është në një krizë të thellë politike. Ky thotë ta zgjidhim kryeprokurorin kundër Kushtetutës. Ai duhet të vijë përmes vettingut”- tha Basha.