Barcelona befason me përforcimin e parë në vitin 2017 (FOTO)

Barcelona është afër realizimit të përforcimit të parë në vitin 2017.

Sport

03/01/2017 08:55

Santiago Bueno mund të jetë përforcimi i parë i Barcelonës në vitin 2017.

Mbrojtësi i Penarol konsiderohet si një prej futbollistëve më të talentuar në Uruguaj.

Mbrojtësi 18-vjeç, i gjatë 189 centimetra posedon pasaportë evropiane (italiane) duke shërbyer një opsion të mirë për gjigantin katalan, shkruan e përditshmja sportive “Mundo Deportivo”, përcjell “lajmi.net”.

Robert Fernandez, sekretari teknik i Barcelonës ka dhënë një raport pozitiv për futbollistin në lidhje me transferimin e tij në “Camp Nou”. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.