Barca shton presionin për Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt

Barcelona duket se do të zhvillojë një prej merkatove më të “çmendura” gjatë janarit.

Sport

16/12/2018 11:29

Katalunasit po kërkojnë me ngulm dyshen e Ajax Amsterdam, Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt.

Lojtarët janë padyshim më të kërkuarit kohëve të fundit, duke tërhequr vëmendjen e gjigantëve të Evropës, si Juventus, PSG, Manchester City.

“Mundo Deportivo” së fundmi raporton se skuadra e Barcelonës ka intensifikuar bisedimet me drejtuesit e Ajax për shërbimet e lojtarëve, transmeton lajmi.net.

Këtë javë thuhet se drejtuesit e Barcës kanë zhvilluar bisedime të shumta me drejtuesit e Ajax, si dhe me të afërmit e lojtarëve, në mënyrë që t’i bindin ata.

As De Jong dhe as De Ligt nuk kanë vendosur ende për të ardhmen e tyre dhe janë të fokusuar në ndeshjet e fundit me Ajax.

Më herët, babai i Frenkiet ka thënë se Barcelona do të ishte destinacioni më i mirë për të birin e tij.

De Ligt në anën tjetër së fundmi është thënë se është afër marrëveshjes me Juventus. /Lajmi.net/