Barbana Dini me mall e kujton Ergin në dy vjetorin e vdekjes

Kanë kaluar dy vite që nga vdekja e këngëtarit, Ergi Dini.

ShowBiz

21/11/2018 16:30

Më 21 nëntor të vitit 2016 ka ndërruar jetë këngëtari nga Shqipëria, Ergi Dini i njohur për të gjithë ne si fituesi i “X Factor Albania 3”, shkruan lajmi.net.

Dhe tani është motra e Ergit, Barbana e cila ndau një postim në Instagram me të cilin kujton artistin për 2 vjetorin e vdekjes së tij.

“2 vite pa ty engjelli im!#ergidini 2 vite te “mbushura” me boshllek! Qofsh afer me ZOTIN!”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Kujtojmë që Ergi humbi jetën si pasojë e një aksidenti trafiku bashkë me shokun e tij, Kejdi Halili. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqcdQiLnK-M/