Bankat në Kosovë me norma të larta interesi, sepse s’ka konkurrencë mes tyre

Krijimi i një banke investive do të mundësonte zhvillim ekonomik në Kosovë e po ashtu kjo do të realizohej me futjen në treg të mjeteve të cilat janë jashtë vendit.

Lajme

24/05/2015 16:23

Në Kosovë bankat nuk janë konkurrente sepse aplikojnë norma interesi të ngjashme të kredive, kështu ka thënë në një intervistë për KosovaPres, Emanuel Bajra njohës i sistemit bankar, njëherit punonjës në një nga bankat më të mëdha në Londër , “B-Capital”.

Sipas tij bankat mund të ndihmojnë edhe në rritje ekonomike, zbutje të papunësisë.

Ai vlerëson se për rregullimin e konkurrencës te bankat, Kosovës i nevojitet një institucion rregullativ.

“Sistemi bankar, mund të jetë njëri ndër sistemet e gjithë sistemit ekonomik që mundet ta ndihmoj më së shumti rritjen ekonomike të vendit. Uljen e papunësisë, uljen e korrupsionit edhe mund të reflektojë pozitivisht në performancën e përgjithshme sociale ekonomike në Kosovë”, thotë Bajra.

Emanuel Bajra
Emanuel Bajra

Në Kosovë sipas tij, nuk ka nivel të kënaqshëm të konkurrencës mes bankave.

“Niveli i konkurueshmërisë ka qenë jo edhe i kënaqshëm për suazat e konsumatorit dhe kërkesave që janë sot në Kosovë…Një pikë të rëndësishme që ju e ngritin lidhur me kamatat edhe nivelin e interesave është me të vërtetë është pika më kritike e performancave të bankave sepse një nivel i lartë i interes të kamatës i aplikuar ndaj konsumatorëve kosovarë nuk i përgjigjet moralit edhe kodit bankar kështu që nevojitet që të gjendet një balanc në mes të kërkesave”, ka thënë Bajra.

Ndërsa sa i përket aplikimit të normave të larat të kredive në vend sipas tij ka dallim të madh mes kërkesës dhe normës së interesit.

“Është diskrepancë e madhe në mes të kërkesave që bëhen nga konsumatori për kredi si edhe nivelit të interesave që variojnë nga 10 deri në 14 për qind varësisht prej nevojave varësisht prej llojit të bankave dhe llojit të kredisë që kërkohet… Vërehet një diferencë shumë e vogël në mes të një banke të caktuar te një banke tjetër në aplikimin e interesave ajo nuk është konkurueshmëri ajo është politikë reklamuese më tepër se sa që është diçka që mund ta ndihmoj konsumatorin”, ka thënë ai..

Arsyeja pse kemi kamata të larta sipas tij është se Kosova ka mungesë të një institucioni rregullativ.

“Ne kemi mangësi në aspektin e institucioneve rregullative në Kosovë. Ne duhet gjithsesi ta themelojmë një institucion rregullativ që i mbikëqyr bankat por jo që i mbikëqyrë me objektivin që t’i ndalojë ato të operojnë sepse ajo është kundër produktive . Duhet t’i mbikëqyr ato që t’i bëjë ato më efektive që t’i bëjë ato që t’i adresojnë shumë probleme ekonomike sociale që i kemi në këtë vend”, ka thënë Bajra.

Ai thotë se krijimi i një banke investive mund të bëhet duke i përdorur mjetet që janë jashtë Kosovës siç janë ato të Trustit Pensional.

“Unë personalisht duke e dhënë mendimin tim profesional nuk besoj se është produktive që parat që janë të alokuara në botën perëndimore në stoqet e jashtme të fondit pensioanl të kthehen në Kosovë dhe investohen sepse ajo është plan aftë shkurtër na kemi nevojë për plane afat gjate të zhvillimit. Banka investuese kishte me qenë ideale sepse ajo bakë investuese kishte luajtur role të ndryshme pozitive për zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë ai.

Bajra është edhe anëtar i Partisë Laburiste në Londër. (Kosovapress)