Balta vret 11 nxënës e zhduk shumë të tjerë në Indonezi

Të paktën 22 persona kanë vdekur dhe shumë prej tyre janë zhdukur, si pasojë e motit të keq në Indonezi.

Bota

13/10/2018 14:58

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës janë shkaktarët që po sjellin shumë vdekje në këtë vend.

Reshjet nisën të mërkurën në zonën e Sumatras, kështu duke ia marrë jetën  17 personave, përcjellë lajmi.net.

11 nga ta ishin nxënës të shkollës që u shemb nga rrëshqitja e tokës. Ndërsa thuhet se ka ende persona nën baltë.