“Ballkani dhe Evropa – askush nuk e di se si do të duket BE-ja në 2025”

Të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëj Ballkani për t’u bashkuar me BE-në, por askush nuk e di se si do të duket Bashkimi Evropian në vitin 2025.

Lajme

06/03/2018 10:12

Kështu kanë deklaruar panelistët në Forumin e Biznesit në Kopaonik.

“Perëndimi ka dëshirë që të ndëshkohen elitat e korruptuara. Ka shumë ekspertë që analizojnë të kaluarën, por kush din për të ardhmen”, ka thënë gazetari britanik, njëherit edhe njohës i ekonomisë, Tim Judah, transmeton lajmi.net.

Ai ka theksuar se pas Brex-it, BE nuk është thyer mirëpo nuk dihet nëse është në gjendje të amortizojë të gjitha hitet.

“Problemet e vendeve të Ballkanit në BE dhe atyre që kanë për të hyrë, janë të njëjta, pagat e ulëta, një popullsi e pakësuar, këto janë probleme të rajonit të cilat duhet të jenë në krye të rendit të ditës të të gjitha vendeve”, është shprehur Juda.

Profesori i Universitetit të Grazit, Florian Biber thotë se BE ka anët e veta të mira dhe të këqija, por është më e mirë se çdo alternativë.

“Kryeministri hungarez Vikto Orban po bën fushatë kundër BE-së, por ai nuk po bën fushatë për dalje nga BE. BE-ja është alternativa më e mirë për momentin”, ka thënë Biber.

Profesori i FPN, Jovan Teokareviq thotë se ideja e BE-së më parë nuk ishte e lidhur me gjeopolitikën, por kur është fjala për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor ndërlidhet.

“Është e qartë se mbrojtja e kufijve të BE-së nuk mund të bëhet pa vendet e Ballkanit Perëndimor. Prandaj Bashkimi ka ofruar shpresë për vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar Teokareviq.

Analisti Boshko Jakshiq vuri në dukje se gjatë serisë së krizave, BE ka humbur atraktivitetin e saj midis vendeve kandidate. Ai theksoi se kriza e politikës ishte hedhur në orbitën e Grupit të Vishegradit dhe se ato shkaktuan një ndikim të fortë rus./Lajmi.net/