Balena Minke bëhet dreka e Orkave (Video)

Balenat kryesisht janë paqësore me peshqit e tjerë, por Orkat bëjnë diferencën e teksa udhëtojnë në tufë ushqehen edhe me peshq më të mëdhenj, qofshin këta peshkaqen apo balena të llojeve të tjera.

Fun

13/10/2017 09:36

Në një video të filmuar nga rusi Mike Korostelev për projektin “balenat ruse”, dallohet një tufë prej 6 balenash Orka të cilat rrethojnë një balenë të llojit Minke.

Orkat e sulmojnë dhe brenda pak sekondave gjithçka ka marrë fund për balenën Minke, e cila e ndodhur e vetme nuk ka pasur asnjë shans ndaj balenave vrasëse. /Lajmi.net/