Bajram Rexhepi ‘lë’ politikën dhe i ‘kthehet’ synetisë

Për rreth një dekadë e gjysmë, la profesionin e tij kirurgjinë dhe u mor me politikë. Ishte kryeministër, kryetar komune e ministër. Por, tani kur nuk ushtron asnjë post publik, ai ka filluar të flas për profesionin e kirurgjisë, me theks të veçantë synetinë.

Lajme

19/04/2015 20:30

Rexhepi në një emision në Klan Kosova, duke folur për këtë temë ka bërë të ditur se në kohën kur vendi ishte i pushtuar nga Serbia, e shqiptarët u larguan nga puna, ai kishte filluar të bënte kryesisht punën e synetisë. Ai ka treguar se ka ndodhur që brenda një viti të ketë bërë deri në 700 syneti. Ndërsa si raste të veçanta, ka përmendur dy të tilla, kur i është dashur të bëjë synet dy persona, njëri i moshës 40 dhe tjetri 43 vjeçar. (lajmi.net)