Babai pakistanez i 35 fëmijëve është në kërkim të gruas së katërt (Foto)

Sardar Jan Mohammad Khilji një 46 vjeçar nga Quetta, Balochistan, pretendon se lidhja e tij me tri gratë është tejet e lumtur, por dëshira e tij më e madhe është t’i ketë 100 fëmijë.

Bota

03/06/2016 17:14

Ky baba ka gjithsej 35 fëmijë, por që të përmbush qëllimin e jetës së tij për të pasur 100 fëmijë, ai tani është në kërkim të gruas së katërt, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se tri gratë e tij janë pajtuar me vendimin e tij për të sjellë në shtëpi edhe gruan e katërt, për më tepër që të tria janë të lumtura në lidhje me të.

Të gjithë fëmijët janë nën moshën 15 vjeçare, dhe të gjithë kanë harmoni në shtëpi dhe jetojnë së bashku të lumtur.

Sipas Islamit në Pakistan, burrat janë të lejuar të marrin deri në katër gra, por për ta bërë këtë duhet  të marrin leje nga gruaja e parë dhe nga këshilli i arbitrazhit.

Jan drejton një seminar ku ka rreth 400 studentë duke përfshirë këtu edhe katër djem të tij të cilët janë duke studiuar Kuranin, gjithashtu thotë se ai paguan 20 prej 35 fëmijëve të tij që të shkojnë në shkolla private.

Ai ka këmbëngulë se kurrë nuk është përballur me ndonjë problem financiar duke u përpjekur për t’u kujdesur për “zogjtë e tij”.

Jan gjithashtu pranon se nevojat e tij mund të rriten kur fëmijët e tij të fillojnë të shtohen, kështu u bëri thirrje qeverisë që të ndajë fonde për ushqim, arsim, shëndetësi dhe për familjen e tij, por që sipas tij kjo kërkesë nuk ka gjasa të realizohet. /lajmi.net

Pakistani father-of-35, Sardar Jan Mohammad Khilji, pictured with four of his daughters, says he believes it is his religious duty to have as many children as possible

The father-of-35 claims he 'very rarely' mixes up his children's names and the wives and children take turns in accompanying him to events and family celebrations