Azem Vllasi jep dy opsione për murin në Veri të Mitrovicës

Analisti dhe njohësi i mirë i rrethanave politike në rajon, Azem Vllasi ka komentuar ndërtimin e murit të ndërtuar në Veri të Mitrovicës, pak metra larg Urës së Ibrit.

Lajme

09/12/2016 20:26

Në një prononcim  për “Indeksonline”, Vllasi theksoi se Qeveria e Republikës, respektivisht ministrja për Dialog, Edita Tahiri duhet ta informojë opinionin detalisht për marrëveshjen me Serbinë që ka të bëjë për këtë çështje.

“Të dihet që muri a është kundër kësaj marrëveshje apo përmban diçka tjetër që ne nuk dimë. Duhet të publikohet gjithë marrëveshja që është bërë për rivitalizimin e urës dhe intepretimet e ndryshme nga zonja Edita Tahiri dhe në emër të Unionin Evropian neve na shtyjnë në dilema sepse nuk po e dimë çfarë përmban ajo”, ka thënë ai

Më tej, Vllasi ka komentuar edhe deklaratat e zyrtarëve të BE-së të cilët kanë thënë se muri i ndërtuar afër Urës së Ibrit në Mitrovicë do të lidhë unazën me zonën e këmbësorëve. Nëse marrëveshja nënkupton atë që po thotë Maja Kocijançiq, Vllasi thotë se për këtë duhet të jep përgjegjësi direkte ministrja Tahiri.

“Duhet të dihet që opinionin kosovar a është mashtruar pala jonë, Edita Tahiri, dhe mos t’ia lëmë fajin tjetër kujt. E nëse marrëveshja nuk e nënkupton atëherë muri brenda natës duhet të prishet me bollduzhera”, ka thënë ai.