Avioni i Air France shmangi përplasjen në një mal

Një aeroplan i kompanisë Air France ka shmangur goditjen me një mal në pjesën qendrore të Afrikës, në fillim të majit, kanë njoftuar sot hetuesit francezë.

Bota

26/05/2015 20:03

Fluturimi AF953 ka qenë duke udhëtuar nga Malabo, kryeqyteti i Guinesë Ekuatoriale, për në Douala të Kamerunit, kur është goditur nga moti i keq, më 2 maj, transmeton REL.

Derisa ka bërë përpjekje të shmangë retë e dendura, aeroplani për pak nuk e ka goditur Malin Kamerun, kanë thënë hetuesit nga agjencia BEA, përgjegjëse për sigurinë në aviacionin civil.

Boeingu 777 ka pasur 37 njerëz në bord.

Në Kamerun ka marrë udhëtarë të tjerë, para se të vazhdojë për në në Paris.