Autoritetet serbe nuk e marrin seriozisht rastin e sulmit ndaj autobusit me kosovarë (DOKUMENT)

Pronari i kompanisë BICI-COM, Behxhet Bici, autobusit të kompanisë së të cilit dje i ishte thyer xhami në Serbi deri sa po shkonte në Austri ka deklaruar se aksidenti i djeshëm nuk është marrë shumë me seriozitet nga autoritetet serb .

Lajme

20/03/2017 16:48

“Unë isha sot për ta marrë raportin nga policia serbe mirëpo ata nuk e morrën shumë seriozisht sulmin edhe pse ka ndodhur për herë të dytë me arsyetimin se ndonjë herë na ndodhë neve (serbëve) ndonjë herë juve (shqipëtarëve)”,ka thënë ai në një prononcim për Klan Kosovën.

Bici ka treguar poashtu se autoritetet serbe nuk i kane ofruar siguri .

“Kur unë i pyeta se a jam i sigurt të udhëtojë çdo ditë në këtë relacion, ata mu përgjigjën se nuk më ofrojnë siguri” .

Madje sipas tij, të njëjtat autoritete kanë pyetur se pse e ka lajmëruar rastin në fjalë në media gjë që ka nxitur reagimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ministres për Dialog, Edita Tahiri.

Klan Kosova ka siguruar edhe raportin e policisë serbe për rastin e sulmit ndaj kompanisë BICI-COM.