Autobusë me serbë nga Kraleva pritet të vijnë në Kosovë për votim

Disa autobusë me serbë pritet që të hyjnë në Kosovë, në piken kufitare në Jarinje, me qëllim që të japin votën e tyre në zgjedhjet komunale.

Lajme

22/10/2017 08:19

Ky autobus besohet që do të niset nga Kraleva, mirëpo udhëtarët duket që nuk janë nga Kosova, përderisa kanë statusin e refugjatëve në Serbi.

Mbetet të shihet në qoftë se këta persona do të votojnë, përderisa kujtojmë që shumica e votuesve të Mitrovicës Veriore janë duke kryer obligimin e tyre duke përdorë mjete të identifikimit të lëshuara nga Republika e Kosovës.

Ndërkohë në qendrën e votimit më të madhe në veri të vendit, janë shtuar forcat policore, përderisa është vërejtur edhe prezenca e KFOR-it italian, njofton Klan Kosova.