Assange, akuzat për përdhunim i lidh me Pentagonin

Julian Assange, ka deklaruar përpara prokurorisë suedeze se është i pafajshëm dhe ka mohuar edhe njëherë akuzat për përdhunim. Kjo është hera e parë që ai ka dalë në publik me versionin e tij të ngjarjeve mbi akuzat e dy femrave për përdhunimin dhe dhunë seksuale.

Bota

08/12/2016 09:46

Kreu i ‘WikiLeaks’, ka qëndruar katër vjet në ambasadës e Ekuadorit në Londër për të shmangur arrestimin.

Deklarata e tij përfshin detaje për atë që ai e quan ‘seks rastësor’ me një grua të quajtur S.W, ku sipas tij ka ndodhur 4 ose 5 herë. Ai shprehet se mesazhet mes tij dhe gruas në fjalë vërtetojnë që seksi ishte me dëshirë.

Nuk mund t’i besoja syve , kur pesë ditë më vonë pashë një titull në një tabloid suedez që shkruante se akuzohesha për krim abuzim seksual dhe se kërkohej arrestimi im– u shpreh 45-vjeçari.

Ai e lidh konfliktin e tij me ‘luftën e hapur që i ka shpallur Pentagonin’ dhe tregon se “rastësisht” gjithçka ndodhi në  kulmit e konfliktit mes tyre.

“Unë menjëherë e lash veten në dispozicion të autoriteteve suedeze për të sqaruar cdo gjë të paqartë, edhe pse nuk kishte asnjë detyrim për ta bërë këtë.”- vijoi ai. Ai thotë se i është nënshtruar një “trajtimi mizor, çnjerëzor dhe degradues” dhe mohoi përfaqësim efektiv ligjor në proces.

“Unë dua që njerëzit të dinë se sa abuzues ishte ky proces. Për më tepër prokuroria ka ushqyer me informacione të pjesshme tabloidët të cilët më kundërshtojnë mua politikisht. Deklarata e tij e plotë përshkruan se si ai u prangos dhe u fut në burgun Uandsuorth, më 7 dhjetor 2010, me urdhër të prokurorit suedeze Marianne Ny.

Sqarohet se ai nuk është suedez, nuk flet suedisht dhe nuk ka jetuar në Suedi, pavarësisht konfuzionit të përhapur në mesin e mediave. Ai pretendon se u lirua nga akuzat në të njëjtin vit nga kryeprokurorja Eva Finne.